Botë Protestat e dhunshme, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Virxhinia

Protestat e dhunshme, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Virxhinia

227
0
SHPËRNDAJE

Në shtetin amerikan të Virxhinia po zhvillohen protesta të dhunshme të supremacistëve të bardhë, të cilët u përleshën me kundërprotestues në rrugët përreth një parku, ku po mbahej një miting.

Presidenti Trump e dënoi dhunën në protesta me një koment në Twitter. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune”, shkruante presidenti.

Guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe tha në Twitter se kishte deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme “për t’i ardhur në ndihmë shtetit, që t’i përgjigjet dhunës që ndodhi në një miting të ekstremit të djathtë në Sharlotsville”.

“Aktet e retorikës në Sharlotsville gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë”, shkruante guvernatori i Virxhinias.

Protestat po organizohen pas zemërimit që ngjalli një plan për heqjen e një statuje të gjeneralit të periudhës së Luftës Civile Amerikane, Robert E. Lee, i cili ishte komandant i ushtrisë së Konfederatës së Virginias Veriore në vitet 1862 deri në 1865.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)