Sport Rey Manaj drejt kalimit te Granada

Rey Manaj drejt kalimit te Granada

75
0
SHPËRNDAJE

Rey Manaj është shumë pranë transferimit te Granada në Segunda Division. Sipas mediave italiane drejtuesit e klubit andaluzian kanë arritur marrëveshjen me Interin që zotëron e kartonin e lojtarit, për të huazuar për 1 sezon sulmuesin shqiptar. Madje sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, në marrëveshjen mes Interit dhe Granadës do të përfshihet edhe e drejta e blerjes së 20-vjeçarit nga ana e klubit spanjoll në përfundim të sezonit, edhe pse gjithçka do të varet nga paraqitjet që do të bëjë Manaj me Granadën.

Me akordin që është arritur dakordi përfundimtar nga ana e klubit zikaltër mund të vijë të Hënën me sulmuesin e kombëtares kuqezi që do të transferohet zyrtarisht në stadiumin Los Carmenes. Pasi luajti në dy skuadra të ndryshme në formë huazimi sezonin e kaluar pikërisht te Pescara në Serinë A dhe Pisa në Serinë B, Manaj është gati të nisë një aventurë të re jashtë Italisë.

Fillimisht u përfol për një kalim të mundshëm te Real Oviedo po në Segunda Division të Spanjës ndërkohë që për 20-vjecarin nuk ka munguar interesi as nga Italia me Beneventon e Carpin, që kanë bërë lëvizje konkrete. Megjithatë mesa duket e ardhmja e Rey Manajt do të jetë në Spanjë te Granada.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)