Politikë Vizita e senatorëve amerikanë: E rëndësishme zbatimi i reformave kyçe

Vizita e senatorëve amerikanë: E rëndësishme zbatimi i reformave kyçe

131
0
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane ka zbardhur vizitën e katër senatorëve në Shqipëri. Me anë të një njoftimi ambasada thekson se ata janë takuar me presidentin Meta, zyrtarë të qeverisë dhe drejtues të Partisë Demokratike. Një prej temave të diskutuara ishte edhe ajo e reformës në drejtësi.

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, njofton ambasada.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)