Aktualitet Automjeti del nga rruga, humb jetën 11-vjeçarja, plagosen 3 të tjerë

Automjeti del nga rruga, humb jetën 11-vjeçarja, plagosen 3 të tjerë

502
0
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë me pasojë një fëmijë të vdekur është regjistruar mëngjesin e sotëm në Cërrik, Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Papër, në  fshatin Valas, ku ka dalë nga rruga mjeti tip “Ford” veturë me targa  AA 503 KN që drejtohej nga 54 vjeçari A.H., banues në Sarandë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasja M.Sh., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet. Gjithashtu janë dërguar për ndihmë  mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht.

Të plagosurit janë: A.H., 54 vjeç, drejtuesi i mjetit, A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë, K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)