Sociale Kalbet shalqiri, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut

Kalbet shalqiri, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut

351
SHPËRNDAJE

Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut për shitjen e shalqirit ka dëmtuar rëndë fermerët e fshatrave Kafaraj, Ade dhe Kashisht në Fier. Vetëm në fshatin Kafaraj kanë mbetur rreth 120 hektarë bostan që po kalbet nëpër ara.

Fermerët thonë se çmimi këtë vit ishte vetëm 4 lekë për kg, çmim që nuk justifikon as shpenzimet e bëra për mbjelljen dh e rritjen e tij. Çdo familje ka humbur 1 deri në 2 milionë lekë të reja nga mos shitja e kësaj kulture.

Dëme ekonomike janë shkaktuar edhe nga mos shitja e nektarinës dhe domates. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi kjo është e vetmja mënyrë jetese për familjet e tyre.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel