Aktualitet  “Na jep 100 mijë euro ose do të vrasim”, kapen dy persona,...

 “Na jep 100 mijë euro ose do të vrasim”, kapen dy persona, kërcënuan 46-vjeçarin

560
0
SHPËRNDAJE

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi prej muajsh të tërë kanë kërcënuar me jetë një person kundrejt një shume parash. Policia parandaloi kështu përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën, pasi dy të arrestuarit e kishin kërcënuar “pengun” me jetë në rast se nuk do t’u paguante një shumë prej 100 000 eurosh.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve Endri Beqiraj, 28 vjeç, dhe Julo Rrokaj, 25 vjeç, të dy banues në Vlorë. Këta dy persona prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro.

Ditët e fundit ata e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim'”.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)