Extra Kuriozitete Nokia 3310 do të jetë me versionin 3G

Nokia 3310 do të jetë me versionin 3G

270
0
SHPËRNDAJE

HMD Global dhe Nokia po punojnë në versionin e ri të modelit të popullarizuar Nokia 3310, i cili ka debutuar gjatë panairit të sivjetmë MËC.

Versioni 3G i telefonit Nokia 3310 pritet që të dalë gjatë këtij viti dhe lajmi është bërë i ditur nga një operator irlandez.

Sipas informacioneve paraprake  Nokia 3310 me lidhjen 3G tek operatori irlandez “Three Ireland” pritet të jetë i pranishëm në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, ndërsa informacionet lidhur me çmimin nuk janë bërë të ditura.

Telefoni i njëjtë është vërejtur edhe në listën e Federal Communications Commission (FCC), gjë e cila sugjeron se ky model do të arrijë edhe në territoret tjera.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)