Kryesoret Përplasja për vdekja nga Aqif Rakipi, PD: Hetim të plotë të ngjarjes

Përplasja për vdekja nga Aqif Rakipi, PD: Hetim të plotë të ngjarjes

210
0
SHPËRNDAJE
Aqif Rakipi

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me aksidentin ku mbeti i vrarë të Seit Sorra nga deputeti Aqif Rakipi. Në një deklaratë për mediat, selia blu ka ngritur disa pikëpyetje për lirimin e deputetit, duke thënë se diçka po fshihet nga organet kompetente, duke nxjerrë fajtor viktimën.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Dëshmia e kushërinjve të Seit Sorrës, viktimës së aksidentit, është tronditëse dhe tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Kushërinjtë e viktimës, dëshmitarë okularë, rrëfejnë se deputeti, mik i Ramës, Aqif Rakipi, sapo ka përplasur për vdekje Seitin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ata thonë se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte të fshihte diçka. Largimi i tillë nga vendi i ngjarjes është kriminal dhe i thellon përmasat kriminale të ngjarjes. Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës? A ishte ai në gjendje të intoksikuar nga alkooli apo substanca të tjera? Çfarë kishte në makinë miku i Ramës, i cili nuk donte që policia ta gjente makinën në vendngjarje e ta kontrollonte? Dhe më e pakta, pse një i zgjedhur, një deputet, nuk kujdeset për viktimën, nuk i ofron ndihmën e parë por ikën me shpejtësi pa u ndalur menjëherë pasi ka përplasur për vdekje një njeri?

Nxitimi i policisë dhe organeve ligjzbatuese për të shpallur fajtor viktimën e për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës, është skandaloz, është revoltues, është poshtërues. Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin. Partia Demokratike paralajmëron këdo person që po favorizon mikun e Ramës në kurriz të viktimës, se çdokush që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi.

​13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)