Aktualitet Sekuestrohet gomonia në Shëngjin, dyshohet se do transportonte drogë

Sekuestrohet gomonia në Shëngjin, dyshohet se do transportonte drogë

125
0
SHPËRNDAJE

Një gomone e cila dyshohej se do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike është ndaluar në brigjet e Shëngjinit. Sipas të dhënave paraprake, gomonia është pikasur nga policia kufitare në afërsi të portit rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës (13 gusht 2017).

Pranë saj janë gjetur rreth 30 bidonë me benzinë dhe një automjet. Policia ka ndaluar dy persona të cilët ndodheshin në gomone. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge dhe hetimet janë përqendruar në këtë pistë.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)