Aktualitet Sekuestrohet në Tiranë  mbi 43 kg hashash; në pranga poseduesi

Sekuestrohet në Tiranë  mbi 43 kg hashash; në pranga poseduesi

55
0
SHPËRNDAJE

Finalizohet në Tiranë operacioni antidrogë i koduar “Next”, ku janë sekuestruar 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë. Aksioni është zhvilluar në bazë të informacioneve ku raportohej se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”,.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë. Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar; 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa,  automjeti tip “Merecedez” dhe 2 aparate celularë. Materialet iu referuan pranë Prokurorisë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)