Aktualitet Udhëtonte me biçikletë dhe përplaset nga një makinë 42-vjeçari

Udhëtonte me biçikletë dhe përplaset nga një makinë 42-vjeçari

221
0
SHPËRNDAJE

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në qytetin e Peqinit. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë autori i dyshuar i shkaktimit të aksidentit, Gentjan Shoti, 22 vjeç banues në fshatin Përparim, Peqin.

Arrestimi i tij erdhi pasi në fshatin Palaj duke drejtuar mjetin tip “Benz ”, me targa AA 257 BU, ka aksidentuar 42 vjeçarin I.T., i cili udhëtonte me biçikletë. Menjëherë pas përplasjes, i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital në iranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”

13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)