Aktualitet Aksidentohen dy makina në Burrel, plagosen 3 persona

Aksidentohen dy makina në Burrel, plagosen 3 persona

38
0
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Burrel rreth orës 12.30 të ditës së sotme, në fshatin Suç, Klos.

Më konkretisht bëhet e ditur se në fshatin Suç, aksi rrugor Burrel-Klos, janë përplasur dy automjete, një furgon, me drejtues 30-vjeçarin Sh.D., banues në Tiranë dhe mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues 27-vjeçarin U.P., banues në Klos.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, E.K., rreth 51 vjeç, dhe Q.K., rreth 13 vjeç, banues në Klos.

Mësohet se pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)