Botë ISIS sulmon Barcelonën, 14 të vdekur; autori i masakrës një 17-vjeçar

ISIS sulmon Barcelonën, 14 të vdekur; autori i masakrës një 17-vjeçar

171
0
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht emrin e autorit të dyshuar të silmit të djeshëm në Barcelonë, që deri tani i ka kushtuar jetën të paktën 14 personave.

Moussa Oukabir, 17 vjeç është shpallur në kërkim, pasi ka qenë në drejtim të furgonit që përplasi kalimtarët që ndodheshin në Rablas.

Pak orë pas sulmit, policia kishte arrestuar në Ripoll vëllain e autorit, Driss Oukabir.

Deri tani, tre persona janë arrestuar nga policia pas sulmit në Barcelonë dhe shpërthimit në Alcanar: janë dy shtetas marokianë dhe një spanjoll me origjinë nga enklava në Melila në territorin marokian.

Sipas burimeve të antiterrorizmit spanjoll, të cituara nga shtypi vendas, pas sulmeve në Barcelonë qëndron një celulë e përbërë nga 12 persona.

Ka shkuar në 14 numri i viktimave, pasi një grua nuk mundi të mbijetojë gjatë parandalimit të sulmit në Cambrils, pranë Barcelonës, në natën mes së enjtes dhe të premtes, duke ndërruar jetë në spital.

Mediat spanjolle shkruajnë se është një fëmijë spanjoll viktima më e vogël e atentatit në Barcelonë: i vogli, 3 vjeç, ishte së bashku me mamanë dhe xhaxhain e kësaj të fundit – të dy të vdekur – kur furgoni i bardhë i drejtuar nga terroristi përplasi kalimtarët në Ramblas. Xahaxhai i gruas, Francisco Lopez Rodriguez ishte 65 vjeç dhe ishte së bashku me gruan e tij, e cila ka shpëtuar, ndonëse ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mossos, policia rajonale katalanase, po kërkon elementë që mund të kenë lidhje me sulmin në Barcelonë dhe me atë në Cambrils, ku forcat speciale parandaluar një tjetër akt terrorist, duke ekzekutuar 5 kamikazë.

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)