Extra Kuriozitete Melburni, qyteti ku jetohet më mirë në botë

Melburni, qyteti ku jetohet më mirë në botë

728
0
SHPËRNDAJE
Melburni, kryeqyteti i Australisë

Sipas edicionit 2017 “Global Liveability Report” të “Economist”, qyteti më i jetueshëm në botë është Melburni në Australi, një arritje që zgjat tashmë prej 7 vjetësh dhe që nuk jep shenja dorëzimi.

Në vend të dytë është Vjena (Austri), në të tretin Vankuveri (Kanada), në të katërtin Toronto (Kanada), në të pestin Kalgari (Kanada) dhe Adelaide (Australi).

Ndërkohë, dy qytetet italiane, Roma dhe Milano gjenden respektivisht në vend të 50-të dhe të 43-të, shumë larg Berlinit (i 21-ti), Brukseli (28), Barcelona (30), Parisi (32) dhe Madridi (40).

Mes kryeqyteteve kryesore evropiane, Londra ndodhet në vend të 53-të, e ndjekur nga Lisbona (56), Varshava (65) dhe Athina (69).

Kjo renditje bazohet në indikatorë si qëndrueshmëria ekonomike, asistenca mjekësore, kultura, ambienti dhe infrastruktura.

Dhe pikërisht për këtë, në vend të fundit, i 140-ti, ndodhet Damasku (Siri), një qytet i përfshirë nga lufta prej disa vjetësh.

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)