Kryesoret Raporti i ministrave të PD, Rama: I njëanshëm dhe aspak profesional

Raporti i ministrave të PD, Rama: I njëanshëm dhe aspak profesional

399
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj raportit të ministrave teknikë të PD për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, zyra e kryeministrit shprehet se raporti është politik dhe komprometon gjithë punën e mirë, që sipas tij, u bë gjatë zgjedhjeve me ministrat e PS dhe PD.

Rama nuk e kursen ironinë kur u kujton ministrave teknikë disa gafa që kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërsa në fund, pas dorëheqjeve me stilin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj u uron “suksese në jetë”. Në këtë mënyrë Rama ka pranuar dorëheqjet e ministrave.

Deklaratë e zyrës së Kryeministrit:

Duke i falënderuar ministrat teknikë të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht zëvendeskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me të ashtquajturin Material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqiperisë për vitin 2017.

Raporti në fjalë fatkeqësisht kompromenton si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mirë që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë.

Sidoqoftë, kryeministri i falënderon ministrat teknikë për gjithçka të mirë bënë apo u përpoqën të bënin gjatë mandatit të tyre të posaççm.

Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr shëndet e suksese të mëtejshme në jetë!

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)