Botë Sulm me thikë në Finlandë, dyshohet për akt terrorist

Sulm me thikë në Finlandë, dyshohet për akt terrorist

101
0
SHPËRNDAJE

Policia në Finlandë ka qëlluar në drejtim të një personi i cili kishte sulmuar me thikë disa persona në jugperëndim të qytetit Turku duke lene dy te vdekur dhe disa te plagosur.

Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”. Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht për të vdekur.

Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist, pasi sipas dëshmitarëve në vendngjarje agresori thërriste Allahu Akbar teksa sulmonte me thikë disa persona.

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)