Politikë Vasili: Ekonomia drejt rrënimit, boll u tallët me qytetarët

Vasili: Ekonomia drejt rrënimit, boll u tallët me qytetarët

48
0
SHPËRNDAJE

VASILI PER DEKRIMINALIZIMIN - /r/n/r/nVASILI FOR THE DECRIMINALIZATION LAW -Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për situatën ekonomike në vend. Ai i referohet një studimi të INSTAT, që tregon se pagat janë ulur.

Vasili shprehet se vendi ka nevojë për një pakt Kombëtar për Ekonominë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Instat tregon se pagat janë ulur me 2.1% dhe çmimet e mallrave të konsumit me 1.3%.

Këto janë shifra që tregojnë qartë një ekonomi në krizë, pa prioritete, që ecën përpara me ç’të bjerë dita dhe pa asnjë strategji zhvillimi afatgjatë, pra pa asnjë vizion.

Shkollëpakti, kryeministri ynë, na njofton përditë për dëgjesat e degjimeve të vetes, po s’thotë asgjë për ekonominë dhe ka të drejtë, pasi ekonominë e tij e ka në rregull….

Duhet Pakt Kombëtar për Ekonominë.

Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekononominë familjare të çdo shqiptari.

Ekonomia e Shqipërisë dhe zhvillimi i saj shumëvjeçar nuk mund të jenë pronë e një maxhorance, e cila mund të jete e paditur si kjo jona apo e lajthitur dhe e kapur, që nuk kupton, se është për të vajtuar kur thotë se ekonomia po rritet, kur ajo nuk prodhon asnjë gram mirëqenie për qytetarët.

Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët.

Është tallje rrënuese kjo”.

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)