Sport Kthehet Edeh, Tirana kontratë 1-vjeçare me nigerianin

Kthehet Edeh, Tirana kontratë 1-vjeçare me nigerianin

59
SHPËRNDAJE

Tirana rikthen në futbollin shqiptar nigerianin Ifeanyi Edeh. Sulmuesi 26-vjeçar ka pranuar t’u bashkohet bardhebluve pas një divorci të shkurtër gjatë merkatos verore, i bindur nga projekti i ri me trajnerin brazilian Ze Maria, edhe pse klubi më i titulluar në vend do të luajë në kategorinë e parë. Edeh ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Tiranën, që është me objektiva të qartë për sezonin e ri, të siguroi sa më parë ngjitjen në Superiore.

Ifeanyi Edeh gjatë sezonit të kaluar u aktivizua në 21 ndeshje me Tiranën duke shënuar 6 gola, por duhet theksuar se në fillim të tetorit të 2016 u dëmtua në menisk, për të qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushave të blertë. Me afrimin e Edeh presidenti Halili i jep zgjidhje përfundimtare probleme në sulmin bardheblu, duke i bërë një tjetër dhuratë të çmuar Ze Marias.

7 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)