Sport Juve, Higuain: Dua të fitoj gjithçka

Juve, Higuain: Dua të fitoj gjithçka

38
0
SHPËRNDAJE

Bomberi argjentinas Gonzalo Higuain vjen në 360 gradë në intervistën e dhënë për të përditshmen ‘The Guardian’.

“Dëshiroj të fitoj gjithçka. Tek Juventusi luhet vetëm për të fituar, ky është mentaliteti i këtij ekipi. Vitin e shkuar iu afruam objektivit, tani do të tentojmë sërish, të frymëzuar për t’ia dalë. Goli nuk është një obsesion por një detyrim”, deklaron 29-vjeçari.

Në intervistën për të përditshmen angleze shfaqet edhe një anë më private e Higuain, jo vetëm ajo e golashënuesit të pagabueshëm që njohim të gjithë.

“Në aspektin njerëzor do të doja që në të ardhmen kur të bëhem me fëmijë të jem një baba i mirë për tim bir, një njeri i mirë. Kur punon dhe impenjohesh për të arritur gjëra të bukura atëherë vjen edhe shpërblimi.  Ndërsa besoj se kur vepron keq, e vështirë të marrësh mbrapsht ndodhi të bukura në jetë”, citohet argjentinasi.

Për sa i përket botës së futbollit dhe raportit të tij me golin, El pipita shprehet se futbolli ushtron mbi lojtarët një presion konstant dhe se duhet gjetur menyra për të bashkëjetuar me këtë presion.

“Personalisht mendoj se futbolli është sporti që pëson evolucion gjatë gjithë kohës. Mund të shënosh për shtatë ndeshje radhazi më pas mund të ngecesh dhe të mos shënosh në dy ndeshje, që në këtë moment automatikisht ke hyrë në krizë. Këtu duhet edhe të dish të menaxhosh situatën dhe presionin që përmenda më lart. Për sa i përket golit, për mua ky i fundit nuk është një obesion. Bashkëjetoj gjatë gjithë kohës me të në mëndje, sepse kjo është detyra ime. Për sa kohë je një sulmues duhet të shënosh”, përfundon Higuain.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)