Kulturë Kumbaro: Në katër vite lamë borxhet në kulturë, tashmë nis sfida

Kumbaro: Në katër vite lamë borxhet në kulturë, tashmë nis sfida

70
0
SHPËRNDAJE

A është Kultura e rëndësishme për Qeverinë “Rama 2”? Me këtë pyetje ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nisi prezantimin e programit për kulturën në Kuvendin e Shqipërisë, duke I dhënë vetë përgjigjen “Pa më të voglin dyshim! “.”Për të dytin mandat rresht, Programi ynë qeverisës,- i cili në vitin 2013 krijoi Ministrinë e Kulturës si një të tillë të dedikuar për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore, – vendos sërish t’i japë politikave kulturore dhe investimeve në kulturë një rëndësi thelbësore dhe të hapë perspektiva të reja për sektorin e kulturës”, tha Kumbaro. Sipas saj gjatë mandatit të parë u arrit të nxirret kultura nga gropa e borxheve dhe gjendja e emergjencës. “Meqenëse jemi gati në përfundim të sezonit turistik veror më lejoni të ndaj me ju shifrat e fundit të vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore ku jo vetëm promovohet Kultura jonë kombëtare por, edhe tërhiqet pjesa më e madhe e turistëve duke e bërë Shqipërinë tashmë pjesë të agjendave kulturore dhe turistike ndërkombëtare: – Rreth gjysëm milionë ishte numri i turistëve deri në gusht të këtij viti krahasuar me 220 000 të tillë në vitin 2013; ose 70 000 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, çka solli rritje me 3 herë të të ardhurave krahasuar me vitin 2013”, tha Kumbaro. Më tej ajo veçoi arritje të tjera si Muzeu Onufri ku numri i vizitorëve u rrit me 10 herë, dhe po aq në Kalanë e Gjirokastrës; ose në Kalanë e Shkodrës ku numri i vizitorëve në Rozafat këtë vit ishte 5 herë me i madh se viti 2013. ”Në Korçë, pas ndërtimit të Muzeut të Kombëtar të Artit Mesjetar numri i vizitorëve u rrit 7 herë krahasuar me vitin 2013 ndërsa numri i turistëve në qytet është 15% më i lartë këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë rilindjes së Qendrës historike dhe Pazarit të Korçës”, tha Kumbaro duke shtuar se “për rrjedhojë 20 bujtina u ndërtuan vitin e kaluar dhe 20 të tjera janë në ndërtim këtë vit, 90% e të cilave prenotohen tashmë online”. Në katër vite sipas saj është ndërtuar modeli I mirëmenaxhimit dhe i politikave nxitëse në lëmin e Kulturës është krijuar ndërsa sfida është shumë më e madhe se 4 vjet më parë. Sipas saj në këto 4 vjet rigjallërimi i institucioneve të artit dhe kulturës, zgjoi interesin e njerëzve ndaj “Ngjarjes” kulturore.

Në mandatin e dytë që I është besuar në krye të institucionit të Kulturës, Kumbaro mori para kuvendit një sërë angazhimesh. Ajo e nisi me përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operës dhe Baletit, përfundimin e teatrit të ri Turbina me dy skena, investikmin në projekte kulturore multifunksionale në qytete ku Rilindja urbane ka rritur ndjeshëm interesin për kulturën siç është Fieri, Vlora, Shkodra, duke krijuar kështu perspektivën e delokalizimit të poleve kulturore për “Shqipërinë Që Duam”. ”Në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, investimet kulturore do të kenë tri prioritete të mëdha në këtë mandat të dytë: rikualifikim dhe rikonceptim të funksionit të Muzeut Historik

Kombëtar,rikonstruksion dhe rikonceptim të funksionit të Bibliotekës Kombëtare, rehabilitim dhe rifunksionalizim të Galerisë Kombëtare të Arteve. ”Do të vihet në zbatim strategjia e kulturës Shqipëria 2017-2025, ku përveç programeve publike, arti dhe kultura do të bëhen tërheqës për biznesin dhe financuesit e tjerë jo publikë përmes rregullave të reja të mecenatit dhe të lehtësirave fiskale”, tha Kumbaro. kulturore do vijojë të jetë prioritet edhe në këtë mandate. ”Rigjallërimi i korridoreve të vjetra historike ose tregtare si “via Egnatia”, do të krijojë një ofertë të re që ndërthur peizazhin natyror me atë kulturor. Një tjetër projekt i rëndësishëm i programit të Qeverisë për kulturën do të jenë “Rrugët e Kujtesës” që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik të vendeve të ish diktaturës, jo vetëm si vende për të kujtuar viktimat dhe për të mos harruar të keqen por edhe për t’u treguar vizitorëve të rinj këtë pjesë të historisë së Shqipërisë”, tha Kumbaro.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)