Ekonomi Papunësia zbret poshtë 14 përqind

Papunësia zbret poshtë 14 përqind

55
1
SHPËRNDAJE

Papunësia në Shqipëri zbret poshtë nivelit 14 përqind. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të 2017, shkalla e zyrtare e papunësisë është 13,9 përqind niveli më i ulët që nga tremujori i fundit i 2012-s.

Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2 përqind dhe pas kësaj nisi rënia graduale.

Femrat duket se janë më të privilegjuara në punësim, pasi papunësia për to është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Në të kundërt me uljen e papunësisë është rritur shkalla e punësimit në vend. Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7 përqind.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • margarit

    mir ata qe punojne han buke me domate, po ata 14 % qe nuk punojne cfar hane o qeverritare te djathte e te majte??????!!!!!!!!.