Aktualitet Atentati në burgun e Vaqarrit, Kolaveri mbrohet me kamerat e Xhelal Mziut

Atentati në burgun e Vaqarrit, Kolaveri mbrohet me kamerat e Xhelal Mziut

691
0
SHPËRNDAJE

Ergys Kolaveri nën akuzën e  vrasjes për gjakmarrje të ngelur në tentativë  këmbëngul se është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me atentatin e dështuar që kishte si shënjestër të dënuarin Gazmir Daci.

Me kërkesë të të pandehurit që ka si alibi dy kamera sigurie, u shfaqën në Gjykatë pamjet e sigurisë të marra nga banesa e kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Në to shfaqen kalimtarë në rrugë mes tyre edhe një person që ngjan me Kolaverin, që përkon  pikërisht për orën dhe datën kur ndodhi atentati nga jashtë burgut në Vaqarr.

“Ky jam unë”, tha Ergys Kolaveri që gjithashtu Insiton se po kthehej nga një lokal edhe ky i monitoruar me kamera. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi një ekspert të policisë shkencore, i cili do të përcaktojë nëse është apo jo personi që shfaqet në kamera Ergys Kolaveri.

Prokurorët nga ana e tyre i qëndrojnë fort dyshimeve se a është e sigurt që nuk është ndërhyrë në sistemin e kamerave duke ndryshuar datën dhe orën kur shfaqet në kamera Kolaveri.

Shënjestra e atentatit Gazmir Daci është dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit që të dy vëllezër me të pandehurin. Krisja mes palëve ka nisur në Francë nga prishja e pazareve për t’u zhvendosur në Shqipëri  në një kontekst tjetër, atë të gjakmarrjes.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)