Extra ShowBiz Bëri foto nudo në në monumentet e Egjiptit, prangoset modelja belge

Bëri foto nudo në në monumentet e Egjiptit, prangoset modelja belge

1200
0
SHPËRNDAJE

Modelja belge Marisa Papen është arrestuar nga autoritetet egjiptiane sepse ka pozuar e zhveshur në monumentet e famshme të Egjiptit.

Edhe pse ishin në dijeni të konservatore kulturore të vendit, Papen dhe fotografi australian Jesse Walker vendosën të bëjnë një set fotografish në Egjipt.

Ajo është habitur kur policia vendase ka mbërritur aty në momentin e realizimit të setit fotografik dhe nuk  e priste që të shoqërohej në komisariat.

Ndonëse është përpjekur të sqarojë se po bënte art veprimi i modeles së zhveshur është cilësuar si pornografi dhe fyerje ndaj autoriteteve egjiptiane.

Pas lirimit modelja bukuroshe tha për mediat se në dy vitet e fundit kishte realizuar fotografi në të paktën 50 vende të botës, por rrallë herë ka  përfunduar në një situatë të pakëndshme.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)