Sport Dëmtohet Pogba, Mourinho: Kemi alternativa

Dëmtohet Pogba, Mourinho: Kemi alternativa

58
0
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur vetëm 18 minuta ndeshja e Pogba kundër Bazelit me Manchester United që mposhti 3-0 skuadrën ku luan dhe Taulant Xhaka. Mesfushori i Manchester United u detyrua ti linte vendin Maruane Fellaini për shkak të një dëmtimi në kofshë që mund ta mbajë jashtë fushe për disa javë.

Në internet qarkullon dhe një video amatore ku Pogba duket duke lënë me paterica stadiumin, ndërsa dhe  dhe Mourinho në konferencën për shtyp pas takimit në Old Trafford paralajmëroi mungesën e mesfushorit me portugezin që u shpreh, – “E di që një problem i këtij lloji detyron një ndalesë prej disa javësh, megjithëse ky është një opinion i imi dhe do të duhen të tjera ekzaminime mjekësore”.

Mourinho gjithsesi nuk  e dramatizoi situatën edhe pse mungesa e ish futbollistit të Juventusit mund të penalizojë skuadrën në impenjimet e ardhshme. ” Jeta e një skuadre është e bërë edhe nga dëmtime dhe pezullime, – tha Mourinho duke shtuar, – Nëse Paul nuk do të mund të luajë të dielën kundër Everton, kemi Herrera, Carrick , Fellaini dhe Matic.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)