Sport Humbet Trepça 89, largohet Ramadani

Humbet Trepça 89, largohet Ramadani

42
0
SHPËRNDAJE

Disfata e Trepçës 89, 2-1 ndaj Vllaznisë së Pozheranit i kushtoi me humbje të punës trajnerit Zekirija Ramadani. Njeriu që e shpalli kampion ekipin mitrovicas për herë të parë në histori të klubit është shkarkuar menjeherë pas ndeshjes nga presidenti Abedin Zeka, pas një bisede të shkurtër që kanë zhvilluar dy palët. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Vllaznia regjistroi fitoren e parë historike në elitën e futbollit në Kosovë e 89shi në anën tjetër bëri njerën ndër paraqitjet më të dobëta viteve të fundit. Qysh ne minuten e 12’te kur Oto John humbi kete rast te 100% dukej që nuk ishte dita e kampionëve. Vendësit kaluan në epërsi në minutën 25-të, Alban Rexhepi shërbeu përmrekulli Almedin Muratin, që veproi shumë shpejt në zonën e rrezikshme dhe me një prekje shënoi për 1-0. Gol historik për Vllazninë në Superligë.

Futbollistët e Bekim Isufit e dinin mirë se ne çfarë rrethana ndodheshin, duke ardhur në këtë ndeshje nga 3 humbje rresht. Megjithatë epërsia e Vllaznisë nuk zgjati më shumë se 20 minuta. Rron Broja nga goditja e lirë barazoi rezultatin 1;1. Se mbrojtja e Trepces 89 ishte shume e ngathet në këtë sfidë dëshmoi gabimi fatal në minutën e fundit të kohës shtëse, topin e kthyer mbrapa nga Richard Asare e shfrytezoi Besim Alidema per te rikthyer epërsinë e Vllaznise. Në pjesën e dytë pati shumë zhagitje, pavarësisht që Trepca 89 pati  kontrollin e lojës dhe vazhdimisht qëndronte te zona e vendësve,nuk rrezikonte seriozisht portën e Pozheranit. Në minutën e 79’të Alban Rexhepi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. As këtë beneficion mitrovicasit nuk e shfrytëzuan duke regjistruar disfatën e 2-të në 4 ndeshje.

Trajneri Zekirija Ramadani në një prononcim ekskluziv për Superport konfirmoi që nuk do të jetë më trajner i Trepcës 89.

Ndërsa Bekim Isufi theksoi që kjo është një ditë historike për klubin dhe qytetin e Pozheranit.

Derisa Vllaznia regjistroi fitoren e parë në Superligë, Trepca 89 tashmë duhet të mendoj për zëvendësimin e Zekirija Ramadanit.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)