Aktualitet Iu gjenden mina me telekomandë, gati për shpërthim; në pranga 2 të...

Iu gjenden mina me telekomandë, gati për shpërthim; në pranga 2 të rinj

334
0
SHPËRNDAJE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Explosion”, ku janë sekuestruar  3 mina të pajisura me telekomandë dhe kanë rënë në pranga 2 shtetas . Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar shtetasit Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak, Tiranë dhe  Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre në distancë dhe të pajisura me magnet);  mjeti tip “Volkswagen Polo”. Materialet ju referuan Prokurorisë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim” .

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)