Extra ShowBiz Jamie Foxx do të jetë Mike Tayson; Hollivudi përjetëson kampionin

Jamie Foxx do të jetë Mike Tayson; Hollivudi përjetëson kampionin

140
0
SHPËRNDAJE

Ringun kinematografik e kishte provuar edhe më parë; ishte viti 2001, filmi ishte ‘Alì’ dhe ai kishte rolin e Drew Bundini Brown, trajneri i të madhit Muhammad Ali, interpretuar nga Will Smith. Tashmë do të jetë ai që do të vesh dorëzat e boksit për Mike Tyson, një sfidë e re për Jamie Foxx, i vlerësuar me një çmim Oscar në vitin 2005 në filmin kushtuar jetës së Ray Charles.

Që nga ajo kohë kanë qenë të shumtë filmat që e kanë parë protagonist, por kjo e fundit është një sipërmarrje vërtetë e rëndësishme; Tyson ende mburret sot me rekordin e pamposhtur si kampioni më i ri në moshë për peshat e rënda, por gjithashtu ka një histori personale dhe një karrierë të shënuar nga rastet gjyqësore dhe dhuna, nga akuzat për dhunë seksuale tek episodi i famshëm i kafshimit të veshit të Evander Holyfield.

“Shumë njerëzve mund të mos iu pëlqejnë shumë gjëra që ai ka bërë, ka thënë aktori duke folur për filmin. – Por është gjithashtu e vërtetë se historia e tij është një histori amerikane, e përsosur për në Hollivud; djaloshi nga Brooklyn i cili u bë kampion nën mbrojtjen e Cus D’Amato, trajneri legjendar.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)