Politikë Nesër seanca e radhës në Kuvend, miratohet përbërja e 8 komisioneve

Nesër seanca e radhës në Kuvend, miratohet përbërja e 8 komisioneve

70
0
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci mblodhi pasditen e sotme krerët e grupeve parlamentare ku u vendos që kuvendi të mblidhet sërish në seancë plenare nesër në orën 11:00 ku doi të votohet përbërja e 8 komisioneve parlamentare.

Ndërkohë, PS pritet të mbledhë të enjten kryesinë dhe grupin parlamentar për të votuar dhe zyrtarizuar emrat që do të drejtojnë jetën parlamentare për 4 vitet e ardhshme dhe 5 komisionet e mazhorancës.

Dy partitë në opozitë i kanë gati propozimet e tyre. Petrit Vasili është emri i propozuar nga LSI për të drejtuar Komisionin e Shëndetësisë, ndërsa mësohet se kryetarja Kryemadhi do të jetë anëtare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

PD i ka bërë publike propozimet e saj, Bardh Spahia tek shëndetësia, Albana Vokshi tek media dhe Genc Pollo për komisionin e integrimit. PD ka gati edhe përbërjen e komisioneve dhe nënkryetarëve të tyre.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)