Botë SHBA, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur në një shkollë në...

SHBA, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur në një shkollë në Uashington

59
0
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë në Uashington të SHBA-së. Sipas mediave, një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se kanë arritur të ndalojnë autorin e sulmit të armatosur, i cili ndodhet nën arrest.

Autoritetet u kanë komunikuar mediave se, për momentin nuk dihen motivet e këtij veprimi të agresorit, gjeneralitetet e të cilit janë mbajtur të fshehta.

Ngjarja ka tronditur banorët e qytezës, që ka vetëm një rrugë me dy korsi dhe rreth 500 banorë, shumë prej të cilëve, prindër të nxënësve, kanë vërshuar në shkollë për të parë gjendjen e fëmijëve të tyre.

13 shtator 2017 (gazetaa-Shqip.com)