Sport Ngec Skënderbeu, Rezi i jep një pikë Kamzës

Ngec Skënderbeu, Rezi i jep një pikë Kamzës

88
SHPËRNDAJE

Debutim ëndrrash për Ermir Rezin me Kamzën në Kategorinë Superiore. Sulmuesi 23-vjeçar shënoi golin e barazimit përballë Skenderbeut, që nuk arrin të marrë fitoren e dytë në kampionat ndaj një kundërshtari ndjeshëm me inferior në cilësi, por që shfaqi më shumë dëshirë, duke merituar pikën e parë në Superiore.

Të kthyer me pasoja nga humbja 3-1 me Dinamon e Kievit në Europa League, e ndoshta me bindjen e tepruar se në Shqipëri nuk kanë konkurrentë,  korcarët zbritën në fushë me një formacioni sulmues, por me  Muzakën dhe James që nisën nga stoli, ndërsa në radhët e vendasve mungesa e madhe ishte ajo e Sebin Plakut, me Racicin që e nisi titullar.

Këmbëngul që në fillim Skënderbeu duke vënë në provë Halilajn, por kërcënimi i parë i serioz ishte ai i minutës së 11-të në portën e korcarvëve, teksa Racic kërcen lirshëm me kokë. Me fat Shehi që e sheh topin të përfundojë jashtë. Pas thuasje gjysmë ore lojë, Skenderbeu me eksperiencë arrin të zhbllokojë sfidën. Gavazaj kontrollon me zgjuarsi zonën nga e djatha, pason për Nimagën, që nxjer në pozicion gjuajtjeje Donjet Shkodrën, që i ndihmuar nga devijimi i Fukuit lë të palëvizur Halilajn.

Pjesa dytë nis me Racic që kërkon 11-metërsh pas një harkimi në zonë 49′, por kryesori Kola bën me shenjë për vijimin e lojës.

Shpërthen entuziazmi në stadiumin e Kamzës në minutën e 67-të, Ermir Rezi, i sapo futur në fushë në vend të Imerit, i jep vlerë këmbënguljes së Fustar, që deporton thellë në zonë, duke kthyer topin drejt qendrës, me sulmuesi 23-vjecar që e dergon topin aty ku nuk mund ta arrijë Shehi.

Skënderbeu reagon dhëmbë për dhëmb, por Racic bën mrekullinë thuasje në vijën fatale pas goditjes së Nimagës, që e ka të vështira ta besojë që topi nuk ka përfunduar në rrjetë.

Daja pas aktivizimit të Muzakës në vend të Shkodrës hedh në fushë në të 75 James në vend të Sahitit, por Kamza arriti të mbrohej me shumë forca, duke tentuar madje kundërsulmet, por pa mundur kapë në befasi Skënderbeun.

Përfundoi 1-1 ky takim, që për vendasit që morën një pikë që vlen më shumë për moralin dhe vazhdimësinë, ndërsa korçarët vuajtën që në fillim pjesëmarrjen në Europa League, duke lënë pikë në një transfertë ku konsideroheshin favoritë.

18 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)