Kulturë Elbasan, nis rikonstruksioni i kishës së Shën Joan Vladimirit

Elbasan, nis rikonstruksioni i kishës së Shën Joan Vladimirit

162
0
SHPËRNDAJE

Kisha e Shën Joan Vladimirit në Shijon të Elbasanit, Monument Kulture i Kategorisë së parë, ka nisur të rikonstruktohet nga Kisha Ortodokse Shqiptare me financimet e saj. Kjo kishë restauruar vite më parë,  lagështira  depërtoi sërish në brendësi ndaj duhet ndërhyrje e re në objektin e shekullit të XV.

“Këto punime janë në kryesisht riparimi i pjesës izoluese të çatisë, jo rikonstruksioni i çatisë. Pasi konstruksioni është në rregull. Ndryshimi i tjegullave. Tjegullat e poshtme janë të reja dhe për tjegullat e sipërme po përdoren tjegullat e vjetra që kanë qenë, për të ruajtur autenticitetin dhe pamje e bukur të Kishës për sa i përket edhe infrastrukturës që ajo përfaqëson. Më vonë kemi parashikuar që të hyjmë në riparimin e dritareve, të katit të dytë të Kishës, e cila ka një strukturë druri. Edhe ajo ka nevojë për një riparim”, shprehet Gentian Stratobërdha, Kisha Ortodokse.

Në gjendje akoma më të degraduar për shkak të faktorëve atmosferikë është edhe Kisha e Shelcanit, edhe kjo Monument Kulture, me vlera të rralla të afreskeve të pikturuara nga Onufri. Edhe këtu Kisha parashikon të ndërhyjë pasi të marrë lejen e Institutit të Monumenteve.

“Duke përforcuar pjesën konstruktive të tokës në afërsi të Kishës, pastaj ne do të vijojmë edhe me restaurimin e Kishës”, shton Stratobërdha.

Një objekt po kaq i rëndësishëm është Kisha Shën e Premtë në Valësh, afresket e saj të pikturuara me mjeshtëri nga Onufri aty rreth viteve 1554 u shkatërruan në vitin 2013. Sot copëzat e mbetura të tyre gjenden në Laboratorin e Institutit të Monumenteve në pritje të një fondi për restaurimin e tyre.

3 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)