Extra Kuriozitete C. Ronaldo dhuron trofeun e “Topit të Artë” për bamirësi

C. Ronaldo dhuron trofeun e “Topit të Artë” për bamirësi

301
0
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo nuk është nga ata që të falin në fushën e futbollit  por jashtë saj duket të jetë mjaft bujar.  Ylli i Realit të Madridit ka dhuruar jo pak por një trofe me një vlerë të lartë sentimentale dhe monetare. Kopja e trofeut të tij të Topit të Artë, e fituar në ceremoninë e Londrës në vitin 2013 është nxjerrë në ankand dhe është blerë pikërisht nga manjati izraelit Idan Ofer për shifrën e 600 mijë eurove.  Fondet kanë shkuar për organizatën britanike të bamirësisë Make A Wish e orientuar për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda ose që janë në stadin final të saj dhe që ka si qëllim të bëjë reale edhe dëshirat më të çmenduara që mund të projektohen nga mendja plot fantazi e një fëmije.

Pep Guardiola dhe Jose Mourinho menaxherët e Cityt dhe United gjithashtu kanë qenë kontribuues të këtij eventi. Të dy teknikët mësohet të kenë paguar respektivisht nga 30 mijë euro për të parë një ndeshje boksi në Manchester, fondet e të cilës gjithashu do të shkojnë për këtë qëllim. Trofeu i Topit të Artë është trofeu më prestigjioz që shkon për arritjet më të larta individuale të një futbollisti. Triumfi i Ronaldos në vitin  2013 vijoi serinë e sukseseve të tij për katër vite ndaj Rivalit Lionel Messi, me portugezin që në palmarrësin tij rreshton edhe trofetë e vitit 2008, 2014 dhe 2016.

4 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)