Sport “Finlandë 2018”, U19 e Bogdanit humbasin 0-1

“Finlandë 2018”, U19 e Bogdanit humbasin 0-1

56
0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve, e drejtuar nga Erjon Bogdani, e ka nisur me një humbje minimale fushatën e kualifikueseve për në Europianin e kësaj grupmoshe, “Finlandë 2018”.

Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” përballë ukrainasve, edhe pse ishte e një niveli të mirë dhe me plot raste të krijuara, përfundoi me rezultatin 0-1 për 19-vjeçarët e Ukrainës, me gol të shënuar nga Supriaha që në minutën e 30 të takimit.

Por humbja mund të ishte edhe më e thellë, nëse portieri i Shqipërisë U-19, Pano Qirko, nuk do të mund të priste 11-metërshin e ekzekutuar nga ukrainasit në minutën e 52-të të ndeshjes.

Shqipëria e 19-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e radhës pas vetëm 3 ditësh, kundër Malit të Zi. Grupi ku bën pjesë kombëtarja kuqezi kryesohet me pikë të barabarta nga Norvegjia dhe Ukraina, 3 pikë secila, me nordikët që mposhtën 3-0 ekipin malazez të 19-vjeçarëve.

4 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)