Ekonomi Koncesionet, Vasili: Lajm i zi për ekonominë, rrisin borxhin publik

Koncesionet, Vasili: Lajm i zi për ekonominë, rrisin borxhin publik

42
1
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka denoncuar si mjaft të rrezikshme dhe negative për ekonominë  e vendit praktikën e koncesioneve të ndjekur nga qeveria.

Vasili tha se ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i LSI, që sipas tij ka propozuar me kohë një nismë ligjore për koncesionet, nismë që është bllokuar për një vit e gjysmë nga drejtuesit e Partisë Socialiste

“Histori të shëmtuara kemi me koncesionet në shëndetësi. FMN konfirmoi se janë rrezik domethënës dhe mund të bëjnë që borxhi publik të rritet dhe jo të ulet në 60% siç premtoi qeveria. FMN foli qartë edhe se projekti prej 1 miliard eurosh është lajm i zi për shqiptarët dhe i bardhë për pushtetarët”, shtoi Vasili.

4 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • dean

    vasillaq mos dil e te na shesesh sikur te intereson per te ardhmen e shqiptarve se sa kohe keni qene ne pushtet vetem mendjen per te vjedhur e kishit dhe per asgje tjeter. kur jua heqin te drejten pastaj dilni e bertisni si goret e kqija se i kujtoni te gjithe si vetja