Botë Vrasësi i Las Vegasit përdorte valium që të bën agresiv

Vrasësi i Las Vegasit përdorte valium që të bën agresiv

289
0
SHPËRNDAJE

Stephen Paddock, vrasësi i Las Vegas kishte qenë përdorues i medikamenteve për të qetësuar ankthin. Sipas thashethemeve, kohët i fundit një mjek i kishte rekomanduar atij që të përdorte valium, i cili shkakton sjellje agresive tek ata që e përdorin, ndonëse nuk kanë probleme mendore. Lajmi është bërë i ditur nga Las Vegas Journal, e cila ka cituar edhe mjekun Steven Winkler, i njëjti mjek që kishte përshkruar mjekimin.

Sipas asaj që raporton Los Angeles Times, punonjësit e Starbucks, brenda  “Virgin River Casino”, pranë Las Vegasit e njihnin shumë mirë vrasësin. “Dukej sikur nuk flinte kurrë. Kishte qeska të mëdha poshtë syve”, thotë përgjegjësi i barit Esperanza Mendoza.

Ndërkohë, e fejuara e tij Marilou Danley, i kërkonte që të përdorte kartën e kazinosë për të paguar gjërat që konsumonin, por ai e shikonte me agresivitet. “Nuk të duhet karta ime- i kishte thënë-, e paguaj unë pijen tënde, ashtu sic dhe të paguaj ty”. Gruaja ishte tërësisht e nënshtruar ndaj Paddock. ” Ishte aq i vrazhdë me atë- tha dëshmitari- dhe ajo i përgjigjej ‘po’ me zë të ulët.

4 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)