Kryesoret Ftesa e MSHMS për zgjedhjen e drejtuesve publikë, Rama: 24 orë nga...

Ftesa e MSHMS për zgjedhjen e drejtuesve publikë, Rama: 24 orë nga afati i fundit 

88
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka çelur sot rubrikën e tij “Mirëmëngjes” me një ftesë të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar atyre që duan të ndryshojnë realitetin duke u bërë pjesë e bashkëqeverisjes, kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit për zgjedhjen e drejtuesve publike.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Rama shprehet: “MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë ftesë të posaçme të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuar atyre që duan të sfidojnë veten dhe ndryshojnë realitetin, duke u bërë pjesë e bashkëqeverisjes përmes drejtimit të spitaleve tona. Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit, po edhe për të promovuar këtë qasje të re në zgjedhjen e drejtuesve publikë, që do ta shtrijë në çdo fushë shërbimesh për qytetarët: Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale në vend, janë të ftuar të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen ëeb ëëë.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ëëë.shendetesia.gov.al

Më tej, kryeministri Rama prezanton edhe kriteret për kandidatët, ku thotë se “Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Kandidatët do të testohen nga Komisioni i vlerësimit ad hoc, i cili do të përbëhet nga:i. Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;ii. Mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore;iii. ​Dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme;iv.​ Drejtues i një Spitali jashtë vendit; v. ​Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. vi. Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit; Suksese të gjithëve #përShëndetësinëQëDuam#përShqipërinëQëDuam

5 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)