Kulturë Droni në Beograd, “Triumph” debuton në Poloni

Droni në Beograd, “Triumph” debuton në Poloni

1775
0
SHPËRNDAJE

Nata dramatike Tetorit të vitit 2014 në Beograd përjetësohet edhe në një film kushtuar momenteve që ndryshuan rrjedhën e historisë së futbollit shqiptar por edhe të marrëdhënieve mes dy popujve.

Regjisorët Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama kanë përfunduar punën për filmin e titulluar “Triumph”, premiera e të cilit do të shfaqet në Festivalin e Filmit të Varshavës që do të zhvillohet në datat 19-, 20 dhe 21 Tetor ku bota do të njihet me një pjesë të madhe të të vërtetave të asaj nate që mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Në këtë film në formatin e një dokumentari, pasqyrohen detajet e momenteve dramatike në stadiumin e Partizanit të Beogradit ku Shqipëria dhe Serbia u ndeshën për sfidën eliminatore të Euro 2016, por situata doli jashtë kontrollit pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare shqiptare mbi kokat e tifozëve të zemëruar serbë.

Jonuzi shprehet se titulli “Triumf” pasqyron ndjesinë e shqiptarëve pas asaj nate të mbushur me ngjarje kontroverse. Filmi dokumentar është 88 minuta i gjatë dhe përfshin intervista e momente të veçanta si atmosfera përreth ekipit kuqezi. Ky film ka pasur një buxhet të ulët dhe për realizimin e tij kanë kontribuar komunitetet shqiptare

9 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)