Ekonomi Ahmetaj: Prioritet, punësimi dhe investimet e huaja

Ahmetaj: Prioritet, punësimi dhe investimet e huaja

52
3
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka zhvilluar paraditen e së martës një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka bërë një ekspoze të të dhënave ekonomike. Në fjalën e tij, Ahmetaj ka deklaruar se prioritet i mandatit të dytë qeverisës do të jetë zbritja e shifrës së papunësisë nëpërmjet rritjes ekonomike.  Ndër të tjera, Ahmetaj ka bërë me dije se, Shqipëria tërheq 25 për qind të investimeve të huaja që bëhen në rajon dhe në këtë drejtim, sfidën kryesore e ka me Serbinë.

“Është koha të fokusohemi tek investimet për shërbimet prodhuese, për turizmin, etj”, ka vijuar Ahmetaj.  Një tjetër pikë ku është ndaluar ministri ka qenë kreditë e këqija, për të cilat tha se në korrik 2017 është regjistruar niveli më i ulët i tyre, 10 për qind më pak se koha kur PS mori pushtetin.

Gjithashtu, “kemi rritje të eksporteve me 12.9 për qind. Interesante janë eksportet që rriten në mënyrë konstante, pa përfshirë mineralet dhe energjinë. Sfida jonë tani është zgjerimi i gamës së eksporteve”, ka thënë Ahmetaj.  Sa për borxhin publik, Ahmetaj ka theksuar se, ky është viti i dytë që qeveria do ta mbyllë me bilanc pozitiv.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Alketa

    Jemi te bekuar nga zoti per kete natyre qe kemi dhe duhet ta shfrytezojme ate maksimalisht duke I nxjerre perfitimet nga Turizmi, si dhe duke punesuar sa me shume njerez ne sektorin e sherbimit ne lidhje me turizmin.

  • Mirush

    Prodhimi vendas dhe eksporti I japin nje rritje te dukshme ekonomise. Suksese Beno.

  • Klaudia

    Vleresimet me te sinqerta per vullnetin tuaj per te punuar. Gojet e liga atepune kane. Karvani duhet te eci perpara se ndryshe nuk ka kush ta beje punen.