Aktualitet Grabitja e banesës, 81-vjeçari: Autorët i ranë ziles dhe gjuajtën gruan

Grabitja e banesës, 81-vjeçari: Autorët i ranë ziles dhe gjuajtën gruan

490
1
SHPËRNDAJE

Dy të moshuarit nga Vlora  që u grabitën nga 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë treguar për mediat atë që ka ndodhur. 81-vjeçari Resmi OsmaiNIT, pronari i shtëpisë, tregoi se grabitësit ishin të armatosur dhe  i kishin ranë ziles së shtëpisë dhe momentin kur gruaja e tij e ka hapur derën ata e kanë goditur.

“Mbrëmë natën i ranë ziles së derës. Unë i thash gruas mos e hap derën, se në fakt 2 pleq ishim, djemtë i kam në Itali. Ngrihet gruaja hap derën. Sapo hap derën ishin dy veta aty, njëri me automatik dhe njëri me levë të gjatë dhe i ra në fytyrë gruas.

Ajo ulëriti dhe ra përtokë. U ngrita unë, siç isha i sëmurë, erdhi njëri më shtyu e më hodhi prap në krevat. Bënë kontroll, nuk lanë vend pa kontrolluar, i hodhën të gjitha të tokë. Na thanë kemi ardhur vetëm për lekë, s’duam gjë. Kishte  rreth 200 mijë lekë të pensionit dhe na i morën.

I hoqën varësen gruas edhe një unazë. 2 persona ishin që na torturonin. Ndërsa jashtë ishte njëri që na ruante. Ishin 3 ose 4 grabitës. Më morën telefonat dhe nuk kisha me çfarë të merrja në telefon policinë. Kisha një telefon të vogël që e vura në karikim për t’i lajmëruar”

Për mediat ka folur edhe gruaja e Resmi Osmanit, e cila tha se ka tentuar që t’i heqë maskën njërit prej autorëve, por që nuk ka mundur.

“Unazën nuk ma morën, më thanë që të mos njoftoja policinë. Unë tentova që t’i hiqja maskën njërit prej tyre, me shpresën se mos e njihja. Në të shumtën e kohës ne jetojmë në Itali tek djali”, tha e moshuara, S. Osmani.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Fatmir

    ANKTHI

    Mjekët specialist, në ditën ndërkombëtare për Shendetin Mendorë ,të alarmuar ,i tërhoqen vëmendjen shoqerisë, se semundja Ankthit ka tendenca në rritje, në Shqipëri. Simptomat e sëmundjes janë; bashkëbisedim me veten,vënd e pavënd; rrahje pulsi me shpejtësi; dhimbje koke;……..Po nuk u kurua pacienti kalon në ksizofreni,psikopati, ……

    Që e konstatojnë epideminë e Ankthit, kanë të drejtë.Eshtë trendi i kohës të flasësh me veten, në Tiranë. Rinia,për t’u mbuluar nga kureshtja e qytetarëve, vënë kufje në vesh,kinse po flasin me telefonat satelitor.Epideminë e konstaton në; punë; auditoret studentore; rrugë ; autobus; rrallat e pensionit; spitale; laboratore mjeksor; komisariate policie; gjykata ;….. Të huajt, që vizitojnë atdheun tonë të dashur,flasin e qeshin me njëri-tjetri, por jo më zë të lartë.Ka mundësi , të na bëjnë karshillëk,sepse janë turist dhe hallet e vendlindjes i kanë lënë në shtëpi. Në çakerqejfë, janë edhe të paktët shqiptar, që bëjnë pushimet jashtë . Ndryshe nga të huajt, ne flasim me zë të lartë,që ta marrin vesh vendasit se jemi shqiptar dhe po ju sjellim valutën e çmuar.

    Për rekomandimin,që japin mjekët,për të bërë vizita mjeksore të shpeshta, janë të paktë ata që e vënë ujin ne zjarr.” Nuk është bindës aspak”. Pse?- lind pyetja me të drejtë. Ankthi futet tinëzisht në gjoksin dhe mendjen e pacientëve. Shkaqet janë të nakatosura me ekonominë dhe sociolpgjinë.Çfarë kure mund të japin mjekët në rastet e mëposhtme?

    Papaunësia është stimuluesi kryesor i përhapjes së epidemisë.Puna nuk gjëndet me lehtësi. Pragmatistët këshillojnë :”Nuk gjete punë të bardhë ,futu në të zezë. Më i shkathti i bën të dyja.” Edhe kjo praktikë nuk e shëron Ankthin as tek bardhemët ,e as tek zezotë.Të parët,do të mjelen si delet në vathë,sepse qeveria e re , kërkon t’i testojë, në rresht për një, si zonjushat edhe damat,si trimoshat edhe burrat me mustak. Fatlumët janë ata që kanë mjekër.Me porosi nga lart, ata nuk do të rreshtohen si gjithë të tjerët.Po u zbuluan se punojnë në të zezë , lirohen nga puna menjëherë.Të dytët,nuk flejnë tërë natën,sepse bëjnë plane, si t’u fshihen “trimave” tatimor.

    Ankthi nuk shërohet edhe pse mund të keshë fat të punësohesh në të bardhë, në të zezë,apo në te dy rastet.Paga minimale nuk t’i mbyll shpenzimet mujore.Taksat, që rriten çdo ditë, bukurmirë e shveshin rrogën e pakët.Pse duhet vizita tek mjeku?Ata me veshtirësi e mbyllin muajin për vete. Këto janë arsyet objektktive e subjektive, që mjekët nuk kanë as kohë,e as mundësi të mendojnë për pacientët ,prandaj edhe të sëmurët nuk u qasen mjekëve.

    Ankthi ka përfshirë një lagje të tërë.Gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje. Fati i keq i saj.E gjeti me lot në sy,kryetaria e shoqatës se grave beqare, e zilepsur për burrë.Me shumë energji,e ndihmoi të bëntë denoncim në polici. Burrin e arrestuan me shumë trimëri. Fatkeqia, që u nxitua,e paditi të shoqin që ta zbuste pak dorën dhe gojën,ndaj saj dhe për të dalë në televizor për herë të parë.E don marrokun.E ka baba të fëmijëve.I ra mënjëherë në sy, se pa trimin në shtëpi mbeti pa bukë me gjithë femijë.Burri i ngratë ka tre muaj në paraburgim. E shoqja nuk po lë zyrë pa trokitur për të tërhequr denoncimin e bërë me nxitjen e ziliqares. Eshtë bindur,se shumë me mirë jetohet me “përkëdheljet ” burrit e parashikuara në të drejtën zakonore, se pa para edhe pa trimin në shtëpi.Po kërkon , sëpaku, të caktohet data e gjygjit, që ta dijë edhe për sa kohë nuk do ta ketë qerratain në shtëpi. Për bishtnim nga kauza të anëtarës së shoqatës, nepsqaria është nervozuar shumë.

    Në një rrugicë adrelina e gjindjes është rritur shumë.Një banor i saj ka gjuajtur me shqelm një qen rrugaç, që e kafshoi në këmbë.E morën në paraburgim.E denoncoi shoqata e mbrojtjes së qënve rrugaçe. Argumentat në padi janë rreshtuar me rrallë: Eshtë e papranushëm për shoqërinë të ketë qen rrugaçë. .Po të erdhën në rrugicë futi brënda me gëzim në shtëpi! Ndërtoju kolibe! Salltanetet e qenve t’i kryej vetëm i zoti shtëpisë,sepse ai përgjigjet përpara ligjit! Qent qënkan qënje të gjalla.Merrkan frymë si unë edhe ti.Nuk e dinim më përpara.Na e mësoi shoqata.Në statutin e tyre, nuk u gjend asnjë rresht i shkruar, për mbrojtjen e qytetarëve të ngratë,kur qent ,saharoshë, kafshojnë kush t’u dalë përpara.

    Në intimitet, njerëzia, mundohet të shkëputet ngar Ankthet. Japin e marrin me njëri –tjetrin, këshilla për veprime bashkëkohore. Disa janë të pranueshme e disa aspak.Po habiten aktualisht edhe trimat,edhe gratë.Ende nuk është konstatuar, se nga cilët fjalorë janë gjetur fjalët e ngrohta dhe të ëmbla shqipe, që po ju thurin grave nga mëngjezi deri në darkë. Xhentilesa është rritur edhe nga eksperienca që treguam më lart.Pa lejen e qeverisë nuk preken tjegullat e shtëpisë . Të futet uji me gjyma brënda.Të bëjë hatanë ne gjindje dhe pasuri.Ligji është ligj e nuk duhet thyer edhe pse përgjithësisht bashkiakët nuk gjinden ne zyra, ne janë të zëne me hallet qytetareve .Me qent rrugaçë është më lehtë praktika. Vriten natën,si dikur, meqë shoqata është në gjumë.

    Ka edhe këshilla që nuk përkrahën nga shoqëria.Po nuk pate para, vër thesin mbi supe dhe një maskë në fytyrë, dhe dil tërë natën e vidh,që t’u sigurosh bukën fëmijëvë në mëngjez .Zhan Van Zhani këtë eksperine e ka praktikuar përpara 200 viteve. Mos pagimin e takasave,se përpara zgjedhjeve del amnistia e përhërshme. Merr një teser partie. Përgatitu që për tetë vite të bëhesh me para,në të bardhë, e për tetë vitet më pas të punosh në të zezë. Me të shkathtët, i kanë teserat me sira, në sirtar. Me mbarimin e zgjedhjeve,rinovojne teseren tek fitimtarët.Me leje e pa leje,bleje një armë ,që ta keshë në shtëpi,si profilaksi kundra Ankthit dhe hajdutëve si të natës dhe të ditës.

    Këshilla, krejt të papruneshme,që janë rënda edhe për shoqërinë,jepen me zë të ulët. Mbill drogë ku ta zësh një copë tokë! Merru me kontrabantë sa te mundesh,me kushtin e vetëm të jeshë striktit në pagesat pushtetarëve.Po shkoi aroma, e këtyre dy bëmave, në pallatin e drejtësisë,eksperinca ka treguar ,se do të shpenzosh shumë e shumë para e kohë,për t’u rikthyer tek vëndi i punes.

    Me argumentët e mësipër ,besoj se u bindet, që mjekët nuk mund ta kurojnë Ankthin. Ata, me punën e tyre,sipas betimit të Hipokratit,të mjekojnë ksizofrenët e psikopatët,ku shoqëria nuk u bën më derman.

    Ankthi kombëtarë nuk mund të kurohet me ca donator zëmërgjërë,me emisionet investitagiv,që e njerrin realitetin cullak në ekran.Të dy palët duhet të falenderohen për mirësinë e tyre.

    Thuhet,nën zë, se ankthin mund ta shëroj Zeusi me viganët.Ata janë larg,tepër larg . Këshilltarët ende nuk i kanë çuar fjalë për shqetësimin e psikiatërve ,që sovranin e ka kapur epidemia e Ankthit.

    Ne shqiptarët, përveç se trima , jemi praktikë.Dikur e një kohë,muaji tetor ka qënë kushtuar letërsisë. Bëheshin konkurse letrare. Njiheshin lexuesit me shkrimtarët. Me ardhjen e demokracisë, tetori është kthyer në muajin për aplikimet e llotariasë Amerikane. Qindra mijëra shqiptar, për t’u shkëputur nga Ankthi ,po aplikojnë për llotarinë. Shohin ëndërra me sy hapur, deri verën e ardhshme. Janë ngritur arramarra per te vajtur në Amerike.Për të rritur probalitetin e fitimit, çdo anëtarë i shtëpisë aplikon për llogari te tij.Do Perendia na ndihmon aleati strategjik!

    Nga Fatmir Lohja