Extra Horoskopi Horoskopi – 10 tetor 2017

Horoskopi – 10 tetor 2017

4742
0
SHPËRNDAJE

Dashi

Dielli dhe Jupiteri sot do të ndriçojnë ditën tuaj, sidomos të lindurit në ditën e mërkurë do të jenë shumë me fat. Mundohuni të kuptoni dhe të zgjidhni problemet e ndryshme që ju janë shfaqur.

Demi

Sot është një ditë e mirë për të provuar fatin: mund të keni edhe kënaqësinë për të fituar një shumë të majme dhe të realizoni ëndrrën tuaj të vogël. Filloni të merreni pak me veten.

Binjakët

Më mirë të prisni edhe pak, përpara se të merrni ndonjë vendim që e keni për zemër. Puna mirë, studimet pak a shumë, por në dashuri keni nevojë që të reflektoni pak më shumë.

Gaforrja

Mos ia lini gjithçka rastësisë sot dhe mos jini kurrë të papërgatitur përballë atyre që mund t’ju ndodhin sot. Do të ndiheni të lodhur. Qetësimi është arma më e fortë për të fituar mbi stresin.

Luani

Tregoni kujdes ndaj kolegëve dhe ortakëve tuaj të punës si dhe ndaj atyre që duan të përfitojnë nga mirësia juaj. Reflektoni gjithmonë mbi atë se çfarë bëni. Në dashuri arsyetoni me zemër.

Virgjëresha

Nëse sot ju ndodh të mendoni për dikë që për ju ishte shumë i veçantë, por që ka dalë nga jeta juaj, atëherë përpiquni që të mos bëheni melankolik. Filloni të lini ndonjë para mënjanë.

Peshorja

Për të lindurit në ditën e hënë do të ketë lajme jo të mira në dashuri. Mund të merrni hua dhe ndihma financiare me shumë lehtësi. Do të ndieni nevojën për t’u shfryrë. Ndryshime humori.

Akrepi

Nuk do t’ju besohet se çfarë do t’ju ndodhë sot. Do të përfitoni më shumë nëse do të jeni një dëgjues se sa një folës i mirë. Jini më selektivë në shoqëri. Bëni kujdes me ushqyerjen.

Shigjetari

Gjithçka që do të bëni me persona të tjerë do të shkojë mirë sot. Shmangni vetminë. Shkëmbime të kënaqshme idesh. Do të bëni një takim të rëndësishëm. Jini më të durueshëm në gjithçka.

Bricjapi

Do të kaloni momente të çuditshme, sidomos me persona që i njihni prej pak kohësh. Dashuria nuk do t’ju shkojë mirë, megjithatë kjo do të jetë një periudhë që do të kalojë shpejt.

Ujori

Pamja juaj do të jetë e shndritshme, shëndeti i mirë. Pritet që të përfitoni para së shpejti. Përkushtojuni punëve të shtëpisë, sepse keni kohë që i keni lënë pas dore. Edhe ato ju japin lumturi.

Peshqit

Nëse dikush nuk ka ndryshuar në gjithë këto kohë, përse duhet ta bëjë pikërisht tani? Arsyetoni dhe binduni se do të jetë më mirë të ktheni faqe. Dietat për t’u dobësuar do t’ju japin rezultate.

9 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)