Sport Izrael-Spanjë, tifozi në fushë. Kërcënim për Iscon

Izrael-Spanjë, tifozi në fushë. Kërcënim për Iscon

119
0
SHPËRNDAJE

Një episod që ngjalli panik dhe la të befasuar gjithë tifozët në stadiumin Teddy të Jerusalemit, ku menjëherë pas përfundimit të sfidës Izrael-Spanjë, e vyeshme për kualifikimin në Botërorin  Rusi 2018, 6 tifozë izraelitë vërshuan në fushën e blertë duke thyer edhe radhët e sigurisë.

Siç raporton e përditshmja sportive “The Times of Israel”, një prej tifozëve që zbritën në fushë mbante në dorë një thikë dhe u shkëput nga pjesa e tjetër e grupit duke kërcënuar pikërisht  mesfushorin e Realit të Madridit, Isco. Për fat të mirë tifozi u neutralizua bashkë me 5 agresorët  tjerë të fushës nga forcat e policisë, më parë se të arrinte te spanjolli.

Zëdhënësi i policisë deklaroi menjëherë pas këtij episodi se për këtë takim u morën masat e zakonshme të sigurisë, cka tregon se nuk ka patur asnjë indice për ndonjë atentat të mundshëm. Për asnjë moment Isco nuk ishte në rrezik real, pasi forcat e sigurisë izraelite ndërhynë menjëherë, por mbeti i paqartë fakti se si  kishte hyrë ne stadium ajo thikë.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)