Aktualitet Kapet në portin e Barit 1.5 ton hashash, kaloi nga Shqipëria

Kapet në portin e Barit 1.5 ton hashash, kaloi nga Shqipëria

343
0
SHPËRNDAJE

Më shumë se 1.5 ton kanabis u sekuestruan nga policia italiane në Brindisi ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 korrierët e ngarkesës. Sasia e drogës u gjet në një kamion në të cilin udhëtonin dy shtetas , një italian dhe një shqiptar. Droga ishte ndarë në 63 pako ndërsa të arrestuarit janë 40-vjeçari Italian Marko Mastro dhe 32-vjeçari Sokol Nelaj nga Shqipëria.

Sipas mediave të vendit fqinj, që citojnë burimet e policisë italiane, nisur nga zona ku e kap sasia e konsiderueshme e hashashit, dyshohet se ngarkesa mund të jetë nisur nga Shqipëria me gomone për t’u transportuar më pas me kamion, por për këtë po zhvillohen hetime të tjera.

Një tjetër detaj që ka shtyrë hetuesit italian të dyshojnë se kemi të bëjmë me “mall ” shqiptar është edhe mënyra e paketimit të drogës. Policia është vënë në ndjekje të kamionit pas mesnatës. Pas peshimit rezultoi se sasia e drogës ishte 1537 kg kanabis.

Ndërkohë të hënën një gomone e mbushur me kanabis nuk arriti të kalonte drejt Italisë. Policia kufitare iu vu në ndjekje së bashku me Guarda di Finanzan por 3 trafikantët pasi hodhën drogën në det, braktisën mjetin lundrues në breg dhe i shpëtuan ndjekjes.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)