Extra ShowBiz Kujtimet e ish-gruas së Trump zemërojnë Zonjën e Parë

Kujtimet e ish-gruas së Trump zemërojnë Zonjën e Parë

465
0
SHPËRNDAJE

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e presidentit të SHBA-ve Donald Trump publikoi një libër ku ka shënuar kujtimet e saj, që shkaktoi konflikt me bashkëshorten aktuale të presidentit, Melania Trump

68 vjeçarja Ivana Trump në programin “Good Morning America” të televizionit ABC bëri prezantimin e librit “Raising Trump” (Rritja e Trumpit)” , ku ka shkruar për kujtimet e saj.

Me këtë rast ajo tha: “Unë mund ta telefonoj drejtpërdrejt Shtëpinë e Bardhë, por nuk dua ta thërras atë (Donald Trumpin) për shkak se aty ndodhet Melania. Nuk dua të shkaktojë ndonjë xhelozi. Sepse unë në të vërtetë jam bashkëshortja e parë e Trumpit. Unë jam ‘First Lady’, në rregull?”.

Ajo tha se nuk ka ndonjë dëshirë që të jetojë në Washington dhe se nuk ka pranuar as kërkesën e Republikës Çeke për ambasadore.

Bashkëshortja aktuale e Trumpit, 47 vjeçarja Melania Trump, iu përgjigj fjalëve të Ivana Trumpit nëpërmjet drejtorit për Komunikim në Shtëpinë e Bardhë, Stephanie Grisham.

“Zonja Trump ka bërë Shtëpinë e Bardhë shtëpi për Trumpin dhe Barron. E do jetesën në Washington DC dhe mburret me rolin e First Lady’s të SHBA-ve. Planifikon që titullin dhe rolin e saj ta shfrytëzojë për t’u ndihmuar fëmijëve, e jo për të shitur libra”, ka thënë Melania Trump.

Ivana Trump ishte martuar me Donald Trump në vitin 1977. Çifti është ndarë në vitin 1992, kur kishin 3 fëmijë. Donald Trump në të njëjtin vit u martua me Marla Maples.

10  tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)