Extra Kuriozitete Masakër natyrore në Namibi, ngordhin 100 hipopotamë

Masakër natyrore në Namibi, ngordhin 100 hipopotamë

386
0
SHPËRNDAJE

Mbi 100 hipopotamë  janë gjetur të ngordhur në një park kombëtar të Namibisë. Paraprakisht ekspertët dyshojnë se shkaku i kësaj masakre natyrore është antraksi, i cili është përhapur si epidemi në atë zonë. Mediat raportojnë se kafshët kanë ngordhur javën e fundit në parkun Kombëtar të Bwabwata, në veri-lindje të vendit.

Një zyrtar i ministrisë tha se Namibia kurrë nuk kishte parë ndonjë rast të tillë më parë. Antraksi është një sëmundje vdekjeprurëse bakteriale, e cila është e njohur për vrasjen e kafshëve të egra, ato shtëpiake dhe në disa raste edhe njerëzit, shkruan BBC. Fotot nga zona tregojnë dhjetëra hipopotam të ngordhur nëpër lumenj.

Colgar Sikopo, drejtor i parkut dhe menaxhimit të kafshëve të egra në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit të Namibisë, tha se shpërthimet e mëparshme në Namibi kishin vrarë vetëm dy hipopotam dhe elefantë.

“Kjo është një situatë që nuk e kemi parë më parë,” tha ai, duke sqaruar se epidemi të tilla ndodhin “kryesisht kur niveli i lumit është kaq i ulët”.

 

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)