Botë Nga zjarret në Kaliforni vdesin 10 persona

Nga zjarret në Kaliforni vdesin 10 persona

42
0
SHPËRNDAJE

Nga zjarret në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara e kanë humbur jetën dhjetë vetë. Të ndihmuara nga erërat e fuqishme, zjarret i kanë detyruar më se 20 mijë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa janë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet në Karolinën Veriore, që janë të njohura për prodhimin e verës, Napa, Sonoma dhe Juba. Zjarret dhe tymi e kanë përfshirë gjithë rajonin. Patrulla e Autostradave në Kaliforni tha se një numër i rrugëve janë mbyllur.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)