Aktualitet Pas vrasjes së teknologut të Ballshit një hasmëri e nisur 54 vite...

Pas vrasjes së teknologut të Ballshit një hasmëri e nisur 54 vite më parë

1168
0
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e ndodhur një vit më parë, por që u zbardh vetëm tani. Burimet zyrtare shprehet se më datë 29.11.2016, në orët e pasdites, në vendin e quajtur “Bregu i Shkunjëzës”, që të çon për ne fshatin Kalenjë, Mallakastër, u gjet i djegur kufoma e shtetasit Shefo Duraj, me banim në fshatin Kalenje, për të cilin familjarët e tij me datë 15.11.2016 kane bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Mallakastër, për humbjen e ketij shtetasi. Kufoma u konstatua se ishte i djegur.

Ekspertiza mjeko-ligjore: Viktimës i janë thyer brinjët dhe më pas i është vënë flaka

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor date 30.11.2016, ka rezultuar se ne trupin e viktimës vërehen:. Thyerja e vërejtur ne koke ne regjionin parietal te majte është shkaktuar me mjete prerëse-çarës, thyerja e brinjëve janë shkaktuar me mjete te forta jo te mprehta. Djegia e lëkurës është shkaktuar nga veprimi i temperaturave te larta mbi trup (siç mund te jete flaka).

Motivi i vrasjes ishte për hasmëri 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare për motive hasmërie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrare rreth viteve 1968 një bashkëfshatarin e tij qe quhej My.G dhe se djali i My.G i cili quhet Mu. G. ka dijeni për vrasjen e shtetasit Shefo Duraj. Për këtë, janë kryer kontroll ne banesën e shtetasit M.G, ne te cilën u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Ne kontrollin e banesës u gjeten dy sëpata te vogla, një sëpate e madhe, një kosare, një bel si dhe dy bidonë plastik 1.5 l, njëra e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj me lende te dyshimte djegëse, te cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale për ekspertime te mëtejshme.

Deklaratat e familjarëve

Ne deklarimin qe i është marre familjareve te viktimës dhe konkretisht gruas se tij Shyqyrije Duraj, kjo e fundit ka treguar se burri i saj Shefo Duraj punonte ne Uzinën e Përpunimit te Naftës ne Ballsh ne sektorin e transportit. Me date 13.11.2016, Shefoja ka qene me shërbim turni i treti,  natën, te cilën e merrte ne orën 23:00 dhe e linte ne orën 07:00 te mëngjesit te ditës se nesërme. Sipas saj, Shefoja ka dale nga shtëpia rreth orës 21:30 duke i thënë asaj se te nesërmen pasi te linte punën do te shkonte ne fshatin Gjerbez për ngushëllim te shtetasi N.B. Te nesermen e dates 14.11.2016, Shyqyrija nuk pati mundësi qe te komunikonte ne telefon me Shefon, pasi nuk kishte lek ne telefon dhe duke qene se pas ngushëllimit ku do shkonte ishte po atë dite turni i trete natën, mendoi se Shefoja mund te flinte tek e motra e tij ne qytetin e Ballshit.

Sipas saj, vajza i kishte bere telefonate rreth orës 08:30 te datës 14.11.2016 dhe kishte konstatuar se ishte i fikur. Duke qene se edhe me date 14.11.2016 Shefoja nuk erdhi ne banese, atëherë ata e kane kërkuar dhe kane bere kallëzim ne Komisariatin e Policisë Mallakastër për humbjen e tij. Ne lidhje me këtë ngjarje, ajo ka thënë se Shefoja nuk ka pasur konflikte , por dyshonte se njëherë ne muajin Gusht apo Shtator te këtij viti ka ardhur një nipi i M.G. nga Berati dhe kishte pyetur Shefon se ku kalohej për ne Aranitas dhe Shefoja ia kishte treguar rrugën. Këtë dyshim Shyqyrija e kishte, pasi para viteve 1990 babai i Shefos qe quhej Llane ka vrare me thike babanë e shtetasit M.G.

Celularët e viktimës zbardhën vrasjen

Viktima Shefo Duraj ne momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej te cilëve u gjet ne vendin e ngjarjes kurse aparati tjetër nuk është gjetur. Organi i Prokurorisë ka hetuar për gjetjen e aparatit tjetër telefonik celular . Nga hetimi rezultoi se aparati telefonik qe dispononte viktima kishte numrin IMEI xxxxxxxx480.

Sipas përgjigjes se shoqërisë telefonike xxxxx date 04.10.2017 rezulton se aparati telefonik me kete numër IMEI si me lart është regjistruar ne emër te shtetasit Feti Baki Yzeiraj banues ne fshatin Aranitas te rrethit te Mallakastrës. Rezulton se ky shtetas është nipi i shtetasit M.G , djali i motrës, shtetas me te cilin dyshohet se viktima kishte hasmëri.

Deri ne këtë faze te hetimeve paraprake provohet se telefoni qe viktima kishte me vete ne momentin e vrasjes është mare nga shtetasi Feti Yzeiraj me familjen e te cilit viktima dyshohet se kishte hasmëri. Nga aktet e këtij procedimi penal rezulton se ka dyshime te arsyeshme se shtetasi Feti Yzeiraj  eshte autor i veprës penale te ‘’Vrasje me dashje ‘’ parashikuar nga neni 76 i K.Penal. Per shtetasin Feti Yzeiraj është lëshuar urdhër ndalimi nga ana e Prokurorit me date 09.10.2017. Urdhri i ndalimit ehte zbatuar nga ana e policisë gjyqësore me date 10.10.2017 ora 00.30.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)