Sport Sadiku zbulon ngacmimet me Chiellini-n

Sadiku zbulon ngacmimet me Chiellini-n

143
0
SHPËRNDAJE

Futbollistët italianë njihen për ashpërsinë, simulimet dhe provokimet ndaj kundërshtarëve në fushën e lojës dhe këto veti të tyre i ka provuar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku në ndeshjen e “Loro Boriçit”.

“Giorgio Chiellini më godiste me bërryl dhe më pas më kërkonte falje. Je shumë i fortë, më thoshte pastaj vazhdonte lojën”, tregon Sadiku.

Më tej, ai thotë se nuk kishte parë te mbrojtësi italian ndonjë cilësi të jashtëzakonshme. “Nuk ishte ndonjë jashtëtokësor. Edhe ai kishte pasiguri me topin”, thotë Sadiku.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)