Aktualitet Zbardhet vrasja e ndodhur një vit më parë, arrestohet autori

Zbardhet vrasja e ndodhur një vit më parë, arrestohet autori

1140
0
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit zbardh vrasjen e ndodhur një vit më parë, arreston një të dyshuar për krimin. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Kalenjë, Mallakastër ku në datën 29 nëntor  2016 në pyllin e këtij fshati u gjend nga një bari kufoma e shtetasit Sh.D.

Shtetasi Sh.D, 57 vjeç, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që në datën 14 nëntor 2016. Pas një punë operative dhe hetimore intensive, me dokumentimin e kësaj ngjarjen, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”. Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Prokuroria e Fierit në datën 9 tetor 2017 ka ndjerë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi shtetasi Feti Yzeiraj është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D. Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës. Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)