Ekonomi Biznesi “VIP”, Tatimet kërkojnë saktësi në dokumenta

Biznesi “VIP”, Tatimet kërkojnë saktësi në dokumenta

64
2
SHPËRNDAJE

Rreth 700 biznese janë futur në kategorinë VIP nga Tatimet në Shqipëri dhe kontrolli mbi to bëhet në bazë të riskut. Administrata fiskale u kërkoi këtyre subjekteve që të bëjnë deklarime të sakta.

“Një deklarim i gabuar, që nuk ka efekt, bën atë që subjekti të klasifikohet me risk për shkak të mungesës së përputhshmërisë së të dhënave. Ju informojmë, ligji parashikon këtë: deklaroni të dhënat në mënyrë që të dyja palët t’i kursejnë kohë njëri-tjetrit. Ndërkohë që ne do të fusim në risk ata që me të vërtetë janë me risk”, ka deklaruar Enkelejda Pipa, drejtoreshë e sektorit të Biznesit VIP, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Biznesi VIP në Shqipëri ka mbi 105 mijë të punësuar. Në takimin me bizneset e Dhomës së Tregtisë, drejtuesit e Tatimeve thanë se aksioni kundër informalitetit do të përqendrohet në sektorë si ndërtimi, tregtia dhe më pak tek shërbimet dhe prodhimi.

Në këtë mënyrë synohet që kontrollet të bëhen nga zyrat tatimore duke verifikuar të dhënat e deklaruara. “Kontroll do të thotë verifikim i deklarimeve, i çdo lloji të dhëne financiare që ne disponojmë nga palët e treta”, ka saktësuar Pipa.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • alda

    Lufta ndaj informalitetit duhet te jete e barabarte per te gjithe. Normalisht qe dhe per bizneset e medha nuk duhet te kete leshime. Bravo qeverise qe e ka marre me seriozitet kete lufte te rendesi

  • Andrea

    Shume mire qe kerkon perpikmeri ne dokumenta pasi vetem keshtu mund te behet nje lufte e drejte kunder informalitetit dhe te gjithe te vleresohen njelloj