Sport Kukësi fiton në Lushnjë, Kamza arrin suksesin e parë

Kukësi fiton në Lushnjë, Kamza arrin suksesin e parë

46
0
SHPËRNDAJE

Presidenti Safet Gjici kërkoi me ngulm që skuadra të rikthehej te fitorja pas disfatës me Skënderbeun dhe Kukësi nuk zhgënjen. Kampionët fitojnë në transfertën lagunare ku Lushnja debutoi në stadiumin e rikonstruktuar me një humbje që u vendos pjesërisht nga një karton i kuq i marrë në fillimin e pjesës së dytë.

Verilindorët zhvilluan një ndeshje me dy fytura, pa energji dhe forcë në të parën por me dy gola vendimtarë në të dytën, duke u rikthyer me një fitore shumë të rëndësishme në një moment delikat.

Guri dhe Aliev shënuan përkatësisht në minutën e 58 dhe të 60. Ndërkohë, dy minuta para nisjes së pjesës së dytë, Lushnja mbeti me një lojtar më pak, pasi Spaho u ndëshkua me kartonin e kuq.

Ndërkohë, Kamza ka befasuar gjirokastritët e Luftëtarit, duke i mposhtur në shtëpi 1-2. Ndeshja ishte mbërthyer në barazim 1-1, ndërsa serbi Raçiç i dha fitoren Kamzës në minutën e dytë të shtesës duke kthyer në gol një 11-metërsh.

Në Shkodër nuk pati fitues në ndeshjen mes Vllaznisë vendëse dhe Flamurtarit, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Në orën 17:00 të ditës së sotme do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së pestë, Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Partizani.

12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)